Rreth Nesh
Partneri juaj i besuar në sektorin HoReCa. Pastrim, dezinfektim dhe pajisje profesionale industriale. Efikasitet dhe cilësi për biznesin tuaj.

Rreth Nesh

Përkushtimi Ynë për Pastërti dhe Cilësi Elitare

Arla Professional Cleaning është një kompani eksperte në ofrimin e detergjentëve dhe pajisjeve profesionale të pastrimit për sektorët industrialë dhe HoReCa (Hotel, Restorant, Cafe/Catering). Me një përkushtim të thellë ndaj cilësisë dhe inovacionit, ne ofrojmë produkte të specializuara që ndihmojnë bizneset të ruajnë një ambient të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm, duke siguruar gjithashtu një efikasitet të lartë operacional.
Ne jemi të fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve për çdo lloj sipërmarrje, nga restorantet dhe hotelet deri te objektet industriale dhe institucionet e shëndetësisë, me nje expertise shumevjecare.

Produktet dhe Shërbimet që Ofrojmë

Pastrues të fortë për sipërfaqe të ndryshme: Të dizajnuar për të hequr yndyrnat, pluhurat dhe papastërtitë e tjera në kuzhina profesionale, dhoma hoteliere dhe ambiente të tjera komerciale.
Detergjentë dezinfektues: Produkte të sigurta dhe efektive për të siguruar higjienën dhe dezinfektimin e ambienteve, veçanërisht në industri të tilla si gastronomia dhe kujdesi shëndetësor.
Pastrues për dysheme dhe mure: Të përshtatshëm për përdorim në ambiente te ndryshme, duke ofruar një pastrim të thellë dhe të shpejtë.
Lavanaderi
  • Lavatrice Industriale
  • Tharese Industriale
  • Rul per hekurosje
Kuzhinë
  • Lavastovije
Aksesorë
Pjesë Këmbimi

Përse të Zgjidhni Arla Professional Cleaning?

Cilësi e Lartë:
Ne jemi të fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve për çdo lloj sipërmarrje, nga restorantet dhe hotelet deri te objektet industriale dhe institucionet e shëndetësisë, me nje expertise shumevjecare.
Efikasitet:
Produktet tona janë të dizajnuara për të kursyer kohë dhe mund, duke siguruar një pastrim të shpejtë dhe efikas.
Shërbim i Personalizuar:
Ofrim shërbimesh të personalizuara dhe këshillim për nevojat e biznesit tuaj.

Misioni Ynë

Te ofrojmë produkte dhe shërbime pastrimi që plotësojnë kërkesat më të larta të cilësisë dhe sigurisë, duke mbajtur mjediset të pastra, higjienike dhe të shëndetshme për të gjithë përdoruesit. Ne besojmë se higjena e duhur është themeli për suksesin e çdo biznesi, dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për çdo klient.

Vizioni Ynë

Vizioni ynë është të ndërtojmë një të ardhme ku çdo ambient profesional, nga kuzhinat e restoranteve deri te hapësirat industriale, të jetë i pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm, për të kontribuar në suksesin e biznesit dhe mirëqenien e punonjësve dhe klientëve. Ne synojmë të jemi partneri i preferuar për çdo biznes që kërkon standarde të larta pastrimi dhe një shërbim të jashtëzakonshëm.
4.8 / 5.0
Përshtypje nga Klientët

Investimi i duhur për restorantin tonë

Lavastoviljet që morëm nga Arla Professional Cleaning kanë bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm në restorantin tonë. I pastrojnë enët shumë shpejt, duke na kursyer kohë dhe energji.

Zgjedhja perfekte për lavanderinë tonë

Lavatriçet e Professional Cleaning kanë rritur kapacitetin dhe efikasitetin e lavanderisë sonë. Funksione të avancuara, performancë e shkëlqyer. Jemi shumë të kënaqur me produktet dhe asistencën teknike!

Cilësia që kemi kërkuar gjithmonë

Ne kemi vite që përdorim detergentë nga Arla Professional Cleaning në hotelin tonë. Çmimet janë fantastike dhe cilësia nuk diskutohet. Na lejojnë të ruajmë standardet më të larta të pastërtisë në hotelin tonë.

Siguri për ambientet tona të kuzhinës

Përdorimi i detergjentëve nga Arla Professional Cleaning për pastrimin e kuzhinës të restorantit tonë na ka lehtësuar punën. Perfekt për heqjen e yndyrës dhe papastërtive të forta. Stafi ishte gjithashtu shumë korrekt.

Performanë që i jep forcë biznesit tonë

Tharësjet dhe lavatriçet profesionale nga Arla Professional Cleaning janë gjithçka që na duhet në lavanderinë tonë. Rezultate të shkëlqyera dhe kursim kohe. Pajisje shumë cilësore dhe një staf ekselent.
Button