Produktet Tona
High Spin, Lavatriçe Industriale
Lavatrice Industriale High Spin 28kg – Fuqi dhe Rendiment Industrial

Lavatrice Industriale High Spin 28kg – Fuqi dhe Rendiment Industrial

Zgjidhja ideale për struktura të mëdha që kërkojnë forcë industriale, produktivitet të lartë dhe performancë të lartë në çdo orë të ditës. Modeli Fagor LA-35 është projektuar për të dominuar flukset më të rënda, duke garantuar cikle të shpejta dhe kosto minimale operative edhe në përdorim intensiv 24/7.
  • 🚀 Produktivitet i Lartë: Kapacitet 28 kg (tambur 280 L) – përpunon lehtësisht 230 – 280 kg rroba në ditë.
  • ⚡ High Spin (G-Factor 450): Centrifugim maksimal me 1,022 RPM, që redukton lagështinë deri në 48%.
  • 🛡️ Konstruksion Heavy-Duty: Tambur dhe kazan prej Inoksi cilësor AISI-304. Shasi e përforcuar për stabilitet absolut.
  • 📱 Kontrolli TP2: Programim intuitiv me ekran me prekje për kontroll total mbi ciklet, pH-in dhe dezinfektimin.
 

Kapaciteti

28 Kg
Përshkrimi

Performancë Profesionale në Çdo Cikël

Lavatriçe industriale LA-28, hyni në kategorinë e mesme të lavanderisë industriale, ku forca dhe volumi bashkohen për të përballuar flukse intensive pune pa ndërprerje.

Me forcën e lartë të centrifugimit G-Factor 450, tekstilet dalin me lagështi minimale, duke shkurtuar kohën e tharjes dhe duke ulur kostot e energjisë me mbi 25%. Është zgjidhja ideale për bizneset që duan të rrisin kapacitetin pa sakrifikuar cilësinë e larjes apo kohën e personelit.

Karakteristikat Kryesore Teknike:

  • Kontroll inteligjent: Ekran intuitiv me programe për pambuk, sintetike dhe delikate
  • Efikasitet maksimal: Konsum i optimizuar i ujit dhe energjisë për çdo cikël
  • E gatshme për Dozim: Lidhje e lehtë me pompat e detergjentit për kontrollin e saktë të pH-it dhe kimikateve.
  • Stabilitet Maksimal: Amortizatorë industrialë që minimizojnë zhurmën dhe vibrimet, edhe në centrifugimin maksimal.

Pse ky model është i duhur për ju?

Modeli LA-28 është pika e takimit midis shpejtësisë dhe volumit të madh, i përshtatshëm për:

  • 🏨 Hotele & Resorte (Mbi 40 Dhoma): Përballon me lehtësi volume të mëdha peshqirësh dhe çarçafësh, duke garantuar qarkullim të shpejtë të inventarit.
  • 🛏️ Konvikte & Rezidenca: Modeli perfekt për fluks të lartë përdorimi, i projektuar për larjen e shpejtë të batanijeve dhe volumeve të mëdha.
  • 🏥 Qendra Spitalore & Klinika: Ideale për uniformat mjekësore dhe tekstilet e reparteve të përgjithshme. Falë sistemit TP2, ju mund të konfiguroni cikle specifike dezinfektimi termik që garantojnë higjienë maksimale sipas standardeve shëndetësore.
  • 🏢 Lavanderi Profesionale: Rendiment i lartë dhe kosto minimale për çdo kilogram të larë, duke maksimizuar fitimin.

Nga bujtinat e vogla deri te komplekset industriale më të mëdha, ne ofrojmë gamën e plotë të fuqisë larëse profesionale. Ekipi ynë ju asiston në çdo hap: nga përzgjedhja e modelit dhe konfigurimi teknik, deri te montimi dhe vënia në punë.

Na kontaktoni sot për të përcaktuar kapacitetin ideal — nga modelet kompakte 11 kg deri te linjat gjigante 120 kg — që i përshtaten saktësisht volumit dhe fluksit tuaj të punës.

✅ Konsulencë & Asistencë në WhatsApp

Tipi i pajisjes Lavatriçe Industriale
Kapaciteti i ngarkesës 31 / 28 kg (raporti 1:9 / 1:10)
Volumi i tamburit 280 L
Diametri i tamburit Ø 770 mm
Thellësia e tamburit 585 mm
Shpejtësia e larjes 45 r.p.m
Shpejtësia e centrifugës 1 024 r.p.m
G-Factor 450
Diametri i derës 460 mm
Lartësia e qendrës së derës 865 mm
Motor 4 kW
Fuqia e ngrohjes elektrike 18 kW
Fuqia totale (model elektrik) 19.2 kW
Dimensione neto (L×P×H) 979 × 1 080 × 1 550 mm
Pesha neto 524.5 kg
Niveli i zhurmës <70 dB
Tension / Voltazhi 230 / 400 V
Certifikime CE

 

Kategoria: High Spin, Lavatriçe Industriale

Produkte të ngjashme

Lavatrice Industriale High Spin 28kg – Fuqi dhe Rendiment Industrial