Lavatriçe Fagor – Performancë industriale, nga 11 deri në 80 kg
Me partnerin tonë Fagor Professional ju ofrojmë një gamë të plotë lavatriçesh nga 11 deri në 80 kg, të projektuara për të përmbushur nevojat e çdo biznesi – nga ambientet e vogla te lavanderitë industriale.
Teknologji inteligjente, efikasitet i lartë, kursim real dhe jetëgjatësi maksimale – të gjitha në përmasa dhe kapacitete të ndryshme, për t’u përshtatur me çdo hapësirë dhe volum pune.
Me teknologji të avancuar dhe efikasitet të lartë, lavatriçet Fagor Professional ofrojnë faktor G ndër më të lartët në treg – për më pak ujë në rroba dhe kohë më të shkurtër tharjeje. Dizajni inovativ Kare garanton kursim të energjisë, ujit dhe kimikateve në çdo cikël.













